Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vritet me armë zjarri një person pranë Gjykatës së Tiranës, plagoset ish-prokurori. Arrestohet autori

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 11:57 | Kronikë

Atentat me arme zjarri në Tiranë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Mexhit Picari vrau me armë zjarri Kudret Salia (ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave u plagos edhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Viktima kishte bërë kërkesë për zgjidhje të martesës pranë gjykatës, gjë që nuk ka marrë aprovimin e palës tjetër, duke çuar në krimin e rëndë. Padia për divorc është paraqitur me 24 dhjetor 2020 dhe sot në 12:00 do të zhvillohej seanca e pestë për çështjen. Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Cama është ish-prokuror i dosjes së “21 janarit”, i shkarkuar nga procesi i vetingut. Ndërkohë, ai është edhe avokat ish-policit Nevaldo Hajdaraj, i cili dyshohet se vrau me armë Klodian Rashën më 8 dhjetor.

Ndërkohë, drejtori i policisë së Tiranës, ka bërë të ditur se është bërë e mundur arrestimi i autori të ngjarjes. “Në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë në një lokal, ku është vrarë një person, i cili ka qenë në proces divorci me bashkëshorten. I babai i vajzës është autori i ngjarjes së rëndë. Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në polici. Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për dhunë në familje. Po bëheshin seancat për divorc. Në këto, kushte babai i vajzës ka qëlluar me armë ish-dhëndrin. Gjatë ngjarjes është plagosur edhe avokati, i cili ka qenë në tavolinë me viktimën”.

Deklarata e policisë në lidhje me ngjarjen

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/0ST5VSCU1X8

Në përditësim…

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani