Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet për kreun e PD, kandidatët vijojnë takimet me demokratët

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 17:51 | Politikë
Zgjedhjet për kreun e PD, kandidatët vijojnë takimet me

Ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim, Lulzim Basha e sheh si një synim të kundërshtarit për asgjësimin e PD-së. Me demokratët e degës numër 1, 2 dhe 3 të Tiranës, Basha përsëriti dhe një herë përgjigjen e tij për këtë ftesë. 

“Duke na ftuar për bashkëpunim, në fakt na fton të asgjësohemi si e vetmja forcë që mund të denoncojmë krimin, mund të luftojmë krimin dhe mund të ndërtojmë betejën për të rrëzuar krimin dhe kriminelët. Nëse shkojmë në atë drejtim, nuk ka më asnjë shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk ka më asnjë forcë që t’i kundërvihet. Prandaj, për këtë çështje dua të jem i qartë, i prerë, i shkurtër. Përgjigjja e prerë ndaj ofertës për bashkëpunim pa vija të kuqe dhe fletëve të bardha e të zeza të Edi Ramës është një jo e prerë dhe finale”, tha Basha. 

Nga takimi me demokratët e Kuçovës, kandidatja Edith Harxhi nënvizoi se mosngritja e besimit të elektoratit gri solli humbjen e zgjedhjeve: “Ne nuk kemi arritur të mbrojmë votën, gjënë më të shtrenjtë. Fajin nuk e kanë demokratët apo strukturat e PD-së, por e ka qendra e PD-së sepse nuk ka mundur të ngjallë besim tek elektorati gri, i cili është 20% e elektoratit në Shqipëri, gati një parti politike. Vetëm në momentin që do të ngremë frymën dhe besimin, vetëm atëherë mund të rrëzojmë këtë regjim”. 

Fatbardh Kadilli i kërkoi Lulzim Bashës të mos mërzitet kur i bëhen padrejtësi nga Rama, pasi, sipas tij, të njëjtat veprime Basha i bën brenda partisë: “Kur ti brenda partisë nuk bën zgjedhje të lira, nuk ke instanca apelimi, nuk ke komision zgjedhor, por e vendos pasi dalin kandidatët, po pse merzitesh kur të bën Edi Rama po të njëjtën gjë? Qytetarët duan kurajo e shpresë, jo duke i thënë unë nuk e pranoj rezultatin e 25 Prillit, nuk i njeh e në Parlament shkon si Çeço. Të jeni të sigurt miq që për 4 vitet e ardhshme do të jemi në opozitë, po nuk u ngrit populli”.

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur renditjen e kandidatëve në fletën e votimit të zgjedhjeve të 13 Qershorit. I pari është Fatbardh Kadilli, e dyta Edith Harxhi, teksa i treti është renditur Agron Shehaj dhe i fundit është kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu