Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zjarri përhapet me shpejtësi, po digjet “mushkëria” e tre bashkive

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 18:19 | Aktualitet

Një zjarr shqetësues ka rënë sot në një zonë pyjore të dendur, e cilësuar si mushkëria e 3 bashkive, atë të Patosit, Roskovecit dhe Ballshit.  

Bëhet fjalë për vendin e quajtur Lofkend, drejt të cilit janë nisur forcat zjarrfikëse të këtyre bashkive kufizuese por edhe të Albetrolit.

Zjarri në Lofkend

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se zjarri është i madh dhe po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që terreni i thyer e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjete. 

Nuk dihet shkaku i rënies se zjarrit në këtë zonë pyjore të rëndësishme të vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë