Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çiklizëm në Prespë për një “mjedis të pastër dhe jetë të shëndetshme”

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 21:38 | Sociale

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, në Prespë është mbajtur Turi me biçikleta nën moton e një mjedisi të pastër dhe jete të shëndetshme.

Nën kujdesin e Bashkisë Pustec dhe Drejtorisë së Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, ky event shënoi njëkohësisht edhe çeljen e sezonit turistik në Prespë.

Parku Kombëtar i Prespës është një ndër më të vizituarit, sidomos nga turistët e huaj. Zona vitet e fundit ka nisur të zhvillohet, kjo falë infrastrukturës apo edhe investimeve në bujtina familjare. Pozita gjeografike, natyra magjepsëse dhe flora e fauna që përbëjnë zonën, janë disa prej veçantive që ofrohen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli