Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjithçka gati për xhirimet e “Indiana Jones 5”, “vjedh” skenën e “Mission Impossible 7”

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 10:50 | Showbiz

Edhe në filmin e pestë, Indiana Jones do të luftojë me nazistët. Të paktën kështu duket nga seti i xhirimit që është bërë gati në veri të Anglisë

Kamionë, motorë, vagonë treni janë vendosur tashmë në veri të Anglisë, ku xhirimet nisin javën e ardhshme, pas disa shtyrjeve për shkak të Covid-19. I njëjti sheshxhirim është përdorur më parë edhe nga Tom Cruise për filmin e tij të shtatë të serisë “Mission Impossible”.

“Indiana Jones 5” pritet të dalë në kinema në vitin 2022, dhe krah 78-vjeçarin Harrison Ford do të luajnë edhe Mads Mikkelsen, 55 vjeç dhe Phoebe Waller-Bridge, 35.

Mediat britanike shkruajnë që disa skena do të xhirohen edhe në kështjellën e Bamburgut, në veri të Anglisë, një vend që sipas legjendës është i “mallkuar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë