Kompleks pa leje tek Kepi i Rodonit, 5 të arrestuar

Rodon 1100x620

Forcat e rendit kanë arrestuar sot 5 persona për akuzën e ndërtimit të paligjshëm dhe pushtimit të tokës në zonën e kepit të Rodonit, në Durrës.

Të arrestuarit sipas autoriteteve po përfundonin një kompleks në hapësirën publike buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Për këtë arsyeje u arrestua administratori i kompleksit, S.A, 43-vjeç si dhe shtetasit E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.