Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Makina përplas nënë e bijë në Fier

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 10:09 | Kronikë
Makina përplas nënë e bijë në Fier

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kallm në Fier. Një automejt ka përplasur nënë e bijë që udhëtonin me një motor, përkatësisht të moshës 56 dhe 19 vjeç. Ato janë transportuar në spitalin e Fierit, ndërsa Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:30, në afërsi të fshatit Kallm, shtetasi V. N., 65 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Benz“, është përplasur me motomjetin tip “Xiang”, që drejtohej nga shtetasja N. S., 19 vjeçe, banuese në Kallm.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e motomjetit dhe nëna e saj, pasagjere në motomjet, shtetasja A. S., 56 vjeçe, të cilat ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë