Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndërron jetë i moshuari me më shumë tatuazhe në botë

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 20:18 | Aktualitet

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare i moshuari me më shumë tatuazhe në botë.

Italiani Angelo Piovano, nga Torino, kishte hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, pasi kishte 98% të trupit të mbushur me vizatime nga më të ndryshmet.

Piovano ka qenë punëtor te Pirelli dhe deri në moshën 56-vjeçare nuk ka pasur fare tatuazhe. Të parin e bëri pasi i vdiq nëna dhe qeni.

Pak nga pak, nisi t’i shtonte tatuazhet dhe t’i bënte me ngjyra, duke rënë në sy në Torino, aty ku e njihnin pothuajse të gjithë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani