Në Romë mund të luhet një derbi…shqiptar, dy emra kërkohen edhe nga Mourinho

Derbi roma lazio 1100x620

Në Romë, deri më tani ka qenë ekipi i Lacios, i drejtuar nga Igli Tare, që ka tërhequr më shumë futbollistë me origjinë shqiptare.  Strakosha, Muriqi, por në të kaluarën edhe Lorik Cana, Durmishi, Etrit dhe Valon Berisha etj.

Por vitin e fundit, talentin shqiptar po fillojnë ta vlerësojnë edhe “kushërinjtë” kryeqytetas të Romës. Tërheqja filloi vitin e kaluar me Marash Kumbullën, por gazetat e specializuara pohojnë se shqiptarët mund të shtohen këtë sezon, ku trajner i ekipit do të jetë një “yll” si Jose Mourinho.

Portugezi duket i dashuruar pas Granit Xhakës, mesfushorit luftarak të Arsenalit, i cili me sa thuhet po bën çmos për të ardhur në Itali, edhe pse kosto e tij duket e lartë .

Por orët e fundit ka dalë një emër tjetër. Gazzetta dello Sport flet për interesimin e Mournho për Kosovarin Milot Rashica, sulmuesin e shpejtë të Werder Brema, që sapo ra nga kategoria në Gjermani, por që ndiqet me interes nga ekipe si Milan, Aston Villa, dhe së fundmi pikërisht nga Roma.

Ndoshta sezonin e ardhshëm, duke shtuar edhe mundësinë e Elseid Hysajt tek Lacio që pritet të drejtohet nga Maurizio Sarri, do të kemi në Romë një derbi shqiptar.