“Paqe” në Kardif, Kombëtarja barazon 0-0 ndaj Uellsit

uells shqiepri 1100x620

Shqipëria barazoi 0-0 në Kardif, në miqësoren ndaj Uellsit.

Në një ndeshje pa shumë raste nga të dyja krahët, Rey Manaj pati mundësinë më të mirë për të zhbllokuar rezultatin, në minutën e 17, por goditi mbi traversë kur u gjend përballë portierit kundërshtar.

Uellsi rrezikoi vetëm me goditjet nga larg të Neco Williams, por portieri Selmani reagoi mirë duke shmangur golin.

Në pjesën e dytë loja u tensionua, me një karambol në stolin kuqezi fillimisht dhe me një sherr masiv në mesfushë pastaj, që u zgjidhën me 3 kartona të verdhë nga arbitri.