Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pengu i vetëm i sulmuesit më të mirë të momentit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 14:20 | Futboll

Ai është lojtari më i madh që Polonia ka nxjerrë dhe protagonist i futbollit europian në vitet e fundit. Por kur të udhëheqë kombëtaren e tij në Euro 2020, Robert Lewandowskido të ketë një peng të vetëm.

Një vit para se të bëhej futbollist profesionist, babai i tij ndërroi jetë. Krzysztof Lewandowski kishte luajtur vetë futboll, pas një karrierë si kampion në xhudo në vitet 1970, por nuk arriti të shihte kurrë djalin e tij të arrinte majat e futbollit botëror.

I rritur në një familje sportistësh, pasi edhe mamaja e tij, Iwona, ka luajtur volejboll si profesioniste, sulmuesi i Bayern München nuk mund të mos merrej me sport. I ati e dërgoi që të vogël në skuadrat e moshave në Varshavë dhe kur mbushi 9 vjeç nis aventurën me një skuadër lokale. Por në vitin 2005, kur po afrohej dita e madhe dhe debutimi në nivel profesionist ishte çështje kohësh, babai i tij humbi betejën me kancerin.

“Ishte periudha më e vështirë për mua. Papritur isha unë burri i shtëpisë dhe duhet të rritesha. Kujtimi i tij më shtyn ende që të eci përpara”, tha Lewvandowski për “Bild”.

Ai u transferua në një apartament në Varshavë dhe rrogën që merrte te klubi modest Delta, e ndante me familjen. Një vit më pas arriti të siguronte një kontrate me Legian e Varshavës, por aventura nuk zgjati shumë dhe klubi i madh polak e la të lirë.

Më pas firmosi me klubin e kategorisë së tretë Znicz Pruszków, ku shënoi 16 gola në 29 ndeshje, edhe pse ishte vetëm 17 vjeç. Një vit më vonë shënoi 21 gola në 32 ndeshje në kategorinë e dytë polake. Në vitin 2008, u ble për 500 mijë euro nga Lech Poznań. “Më ka mbetur peng që ai nuk më pa të luaja si profesionist, por mendoj se më ka ndihmuar nga atje lart”, tha Lewandowski.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani