Përplasen dy automjete në Korçë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së premtes në unazën e qytetit të Korçës. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin por për fat të mirë pa viktima në njerëz.

Një drejtues mjeti u dërgua drejt spitalit të Korçës, me dëmtime, por është jashtë rrezikut për jetën. Goditja ka qenë e fortë ç’ka ka sjellë dëme të shumta materiale.