Protestë kundër dhe pro kroçerave në Venecia

Pas mbylljes për shkak të koronavirusit, sot në Venecia erdhi anija e parë e madhe e sezonit turistik, por njëkohësisht nisën edhe protestat kundër kroçerave në qytetin italian.

Aktivistët kërkojnë që kroçerat të mos i afrohen lagunës, pasi, sipas tyre, këto mjete që peshojnë 90 000 ton rrezikojnë sigurinë e kanalit dhe qytetit.

Por, nga ana tjetër pati edhe një protestë nga aktivistët pro kroçerave, puna e të cilëve varet direkt nga turistët e shumtë që sjellin mjetet e mëdha lundruese.

Kryeministri Mario Draghi ka premtuar se do të gjejë një zgjidhje që kroçerat të mos i afrohen lagunës, por kjo zgjidhje do të kërkojë të paktën disa vite.