Publikohen pamjet, pak çaste pas ekzekutimit të Kudret Saliajt nga ish-vjehrri

Publikohen pamjet pak caste pas ekzekutimit te Kudret Saliajt nga ish vjehrri 1100x620

A2 ka siguruar pamje dramatike, të disa momenteve pas vrasjes së Kudret Saliajt nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari, një ditë më parë.

Në video duket trupi i pajetë i viktimës, i shtrirë në tokë, ndërsa avokati i tij, ish-prokurori Adriatik Cama, i plagosur, është ngritur në këmbë. Krah tyre duket edhe një grua, e cila duke qarë i afrohet trupit të viktimës.

Pas seancës në Gjykatën e Tiranës, Saliaj dhe avokati i tij ishin ulur në një kafe, ku vetëm disa metra më tutje ndodhej edhe ish-bashkëshortja e tij, Dhurata, me të atin, Mexhit Picari. Sapo i ka parë të ulur Picari i cili ka qenë më herët ish-efektiv burgjesh, qëlloi 5 herë në drejtim të ish- dhëndrit 41 vjeçar duke e lënë të pajetë. Plumbat kapën dhe avokatin, ish-prokurorin Cama, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në polici, Mexhit Picari tha se qëlloi për vdekje dhëndrin për arsye dinjiteti, pasi viktima kishte akuzuar vajzën Dhurata për tradhti bashkëshortore, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë. Kalvari i gjatë i problemeve në familjen Picari kishte nisur që në nëntor të vitit 2020, kur Dhurata Picari u denoncua në polici nga bashkëshorti i saj Kudreti për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve.

Një muaj më pas gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak për Dhurata Picarin. Procesi i divorcit pritej të ndante dhe kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht jetonin me babain e tyre, që mbeti viktimë e sulmit me armë.