“Pushka AR-15 është si thika zvicerane”… Gjykatësi amerikan rrëzon ligjin për kufizimin e armëve të zjarrit

Pushka AR 15 eshte si thika zvicerane Gjykatesi amerikan rrezon ligjin per kufizimin e armeve te 1100x620

Një gjykatës në Kaliforni ka shfuqizuar një ligj të shtetit që ndalonte blerjen e armëve të zjarrit, duke e përshkruar pushkën popullore në vend, AR-15, si një armë “të mirë për në shtëpi dhe për betejë”. Gjykatësi federal, Roger Benitez, tha se ligji shkelte të drejtën kushtetuese të amerikanëve, konkretisht amendamentin e dytë, për të mbajtur armë zjarri.

Guvernatori Gavin Newsom, e përshkroi vendimin si kërcënues për sigurinë publike. Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, tha se do ta apelonte vendimin.

Në deklaratën e tij, gjykatësi Benitez shkroi: “Po ashtu si thika zvicerane, arma popullore AR-15, është e përkryer për të mbrojtur shtëpinë dhe atdheun. E mire për në shtëpi dhe për betejë”.

Kufizimet e para të armëve në Kaliforni janë futur që në vitin 1989 dhe shteti mbetet një prej më rigorozëve sa i përket lejeve të armëve të zjarrit në SHBA.

Vendi ku ka më shumë armë sesa njerëz