Shërbim mjekësor për pushuesit, nga 15 qershori do të hapen 29 qendra verore

29 qendra verore do të hapen duke nisur nga mesi i muajit qershor, ku pushuesit do të kenë mundësi të marrin shërbim mjekësor. Gjithashtu, dhe 14 stacione të Urgjencës Kombëtare do të jenë në gadishmëri. Kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në Velipojë, ku nisi zyrtarisht sezoni turistik.

Pushuesit që do të frekuentojnë qendrat verore do të kenë mundësinë të marrin shërbim mjekësor aty ku do të pushojnë. Këtë e lajmëroi nga Velipoja Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi përgatitjet atje. Pandemia kërkon shërbime shtesë, të cilat gjithashtu do të ofrohen.

Bashkë me çeljen e këtyre qendrave verore, në Velipojë ka nisur edhe dezinsektimi i zonës.

Këtë të shtunë, Velipoja hapi zyrtarisht sezonin veror, ku turistët kanë mundësinë që përpos detit dhe rërës, të ushtrojnë edhe aktivitete të ndryshme sportive që zhvillohen atje.