Varianti “Delta”, virusi indian që po tremb mjekësinë botërore

MB DELTA frame 211 1100x620

Varianti “Delta”i koronavirusit është shqetësimi më i madh i komunitetit mjekësor anembanë globit për momentin. I emëruar me gërmën greke nga OBSH për të shmangur vendndodhjen gjeografike të virusit që u zbulua për herë të parë në Indi, studimet tregojnë se ky derivat i Sars Cov2 përhapet më shpejt se çdo variant tjetër i prezantuar më parë dhe reziston ndaj llojeve të vaksinave të paktën pas dozës së parë.

Ky është edhe tipari mbizotërues i virusit në Mbretërinë e Madhe, e cila në 24 orët e fundit regjistroi shifrën më të lartë të infektimeve të reja që prej 2 marsit të këtij viti, mbi 6230 raste. Një studim i publikuar këto ditë në revistën shkencore “The Lancet” konfirmon gjithashtu edhe faktin se ky variant ka edhe një rrezik të shtrimit në spital në 2.6 herë më të larta se varianti i zbuluar më parë në Angli.