Vdiq trokë, pavarësisht se i kishin lënë trashëgim 1 milion $

boone 600x338

Një amerikane e pastrehë ndërroi jetë duke mos e marrë vesh kurrë se i kishin lënë trashëgimi pothuajse 1 milion dollarë.

49-vjeçarja Catherine Boone nuk e dinte se i takonte të tërhiqte 900 000 dollarë, shumë që do t’ia ndryshonte rrënjësisht jetën. Protagonistja e kësaj historie kishte probleme me shëndetin mendor dhe ishte përdoruese droge. Për shumë vite, ajo jetoi me nënën e saj, derisa prindi vdiq në vitin 2016. Pas kësaj, Catherine nisi të abuzonte sërish me substancat narkotike.

Babai i saj, Jack Spithill, tha në një intervistë se ka bërë gjithçka që të kontaktonte me të për çështjen e trashëgimisë, duke u munduar të lidhej nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe duke punësuar detektiv privat që ta gjente, por ishte e pamundur.

Në një situatë të tillë, në korrik 2019, një gjykatës urdhëroi që 884 407 dollarët që i takonin 49-vjeçares, t’i jepeshin Departamentit të Tokave të Oregonit, që duhet të menaxhonte këto para’ që nuk i kishte tërhequr njeri.

Ndërkohë, Catherine Boone jetonte rrugëve të Astorias, ku vdiq pas disa problemeve me frymëmarrjen, në janar 2020.

Babai i saj shprehet: “Kur ishte e vogël, u ndava nga nëna e saj. Pranoj që nuk isha i aftë që të mbaja lidhjen me vajzën time. Në një farë mënyre e braktisa për shkak se përdorte drogë. Nuk duhet ta kisha braktisur”.