6 të vdekur dhe 15 të plagosur, pas një sulmi me thikë pranë Wuhanit

060935275 a0576aba 64b4 4637 a964 90993caac4cf 600x338

6 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pas një sulmi me thikë që ndodhi në Anqing të Kinës, shumë pranë qytetit të Wuhanit.

Policia vuri në pranga një 25 vjeçar për ngjarjen e rëndë, i cili goditi me thikë këto që i doli përpara në rrugët e tregut të qytetit.

Episodi i fundit i këtij lloji ndodhi në muajin prill, në jug të vendit, kur një burrë i armatosur me thikë, hyri në një çerdhe, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur 16 të tjerë. Në vitin 2018, një person u dënua me vdekje pasi vrau me thikë 9 fëmijë në veri.