Aksident me pasojë dy persona të plagosur në Tiranë

Ambulanca aksident 1100x620
Foto arkiv

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në kryeqytet.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, ku shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjerja në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.