Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Akuzohet për trafik droge, babai i Arbër Çekajt kërkon lirinë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 16:18 | Kronikë
Akuzohet për trafik droge, babai i Arbër Çekajt kërkon

Selim Çekaj, babai 72-vjeçar i Arbër Çekajt të dënuar për 613 kg kokainë, i akuzuar po për trafik droge, kërkon të lirohet nga qelia.

I moshuari i është drejtuar Gjykatës së Lartë ku kundërshton dy vendimet e shkallëve më të ulëta të Gjykatës së Durrësit, që e lanë në qeli.

https://a2news.com/2021/06/04/arber-cekaj-kerkon-pafajesine-gjykata-e-posacme-e-apelit-vendos-daten-per-vendimin-perfundimtar/

Ai u arrestua në prill, pasi në një kontejner me banane të porositur prej kompanisë së administruar prej tij në Ekuador u gjetën 49 kg kokainë. Në vijimësi 72-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me sasinë e drogës. Arrestimi i tij solli dhe një revoltim të të birit në një nga seancat gjyqësore ndaj tij në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Arbër Çekaj e konsideroi prangosjen e të atit si një sulm ndaj familjes së tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani