Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Basha takon demokratët e Elbasanit: Do bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 12:14 | Politikë
Basha takon demokratët e Elbasanit: Do bindim aleatët tanë

Kreu dhe kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e takimeve me demokratët në disa qytete të qarkut të Elbasanit.

Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë qëndrimin se 25 prilli ishte një masakër elektorale dhe për këtë arsye ai u shpreh se do të bindë aleatët për këto zgjedhje për të rikthyer demokracinë e vërtetë në Shqipëri.

“Do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Thënë kjo, nuk mund të pranoj dorën e autorit të kësaj masakre që shtrihet gjoja për bashkëpunim pa kushte ndërkohë që dora e tij e zgjatur godet në Elbasan dhe kudo në Shqipëri demokratet dhe demokratët duke i kërcënuar dhe duke i hequr nga puna, duke I transferuar, duke i mbyllur bizneset në këto momente që flasim, vetëm e vetëm sepse kanë bërë fushatë për kundërshtarin e tyre politik”, tha Basha.

Përsa i përket zgjedhjeve brenda partisë, Basha u shpreh se demokratët do të dalin më të fortë prej tyre.

“Ndaj, ndodhem sot këtu për t’ju kërkuar që ta përdorim 13 Qershorin si një mundësi të artë për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se jemi në këmbë, se jemi dhe mbetemi familja e vetme politike e vlerave. Është testi i parë pas 25 prillit, pas masakrës zgjedhore për forcën tonë që do ta tregojmë përmes pjesëmarrjes masive në garën e brendshme të 13 Qershorit”, tha mes të tjerash Lulzim Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani