Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çmimet e ushqimeve, prodhimet e stinës nuk ulin kostot, ankohen qytetarët

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 15:55 | Aktualitet
Çmimet e ushqimeve, prodhimet e stinës nuk ulin kostot, ankohen

Çmimet e ushqimeve, përfshirë këtu frutat, perimet dhe zarzavatet pësuan rritje gjatë muajit maj. Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, gjatë muajit maj, çmimet e produkteve bazë ushqimore u rritën me 4.8 për qind krahasuar me muajin prill.

Në Shqipëri, trendin në rritje të çmimeve të frutave, perimeve dhe zarzavateve e konfirmoi edhe Instituti i  Statistikave në raportin e muajit prill. Sipas INSTAT, çmimi i zarzavate u rrit me 10.2% krahasuar me prillin e vitin 2020, ndërsa ai i frutave me 4.4 për qind.

Për tregtarët e produkteve bujqësore, çmimet nuk kanë pësuar rritje të konsiderueshme, madje futja në treg e produkteve të stinës e ka mbajtur atë në nivele të kënaqshme.

Ndryshe nga tregtarët, konsumatorët thonë se çmimet mbeten të larta dhe për disa kategori produktesh ushqimore, gati të papërballueshme.

Si pasojë erritjes së çmimeve në vend, në muajin prill, norma e inflacionit shënoi vlerën më të lartë të këtij viti në 1,9 për qind. Sipas INSTAT, rritja e çmimeve u mbështet sërish vetëm te produktet ushqimore, kryesisht zarzavatet dhe perimet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë