Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjermania, kampione e Europës për 21-vjeçarë, Portugalia bie pas 12 betejash të fituara

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 22:52 | Futboll
Gjermania, kampione e Europës për 21-vjeçarë, Portugalia

Gjermania është kampionia e re e Europës për 21-vjeçarë, pasi mposhti në finale e zhvilluar në Slloveni Portugalinë, 1-0.

Në një 90 minutësh mjaft të bukur, gjermanët triumfuan me një gol të shënuar nga talenti Nmecha në minutën e 49, i cili u shpall edhe golashënues i këtij kompeticione me 4 realizime.

Në anën tjetër, edhe Portugalia e mbushur me talente krijoi shumë raste, por gabuan në finalizim. Portugezët vinin në këtë finale pas 12 fitoreve radhazi, por humbën betejën e tyre kryesore.

Kjo ishte finalja e tretë radhazi për Gjermaninë, nga të cilat kanë arritur të fitojnë 2.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani