Koronavirusi në Shqipëri, dita e gjashtë pa viktima

WhatsApp Image 2020 12 15 at 14.27.54 1100x620

Situata nga pandemia vijon të jetë e qëndrueshme në Shqipëri dhe këtë e tregojnë shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të gjashtën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë person i vdekur nga koronavirusi. Ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 1881 testime dhe kanë rezultuar 5 persona pozitivë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (6 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë      37

Të shtruar në spitale      28

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1,881

Testime totale             738,472

Raste pozitive             132,379

Raste të shëruara        129,664

Raste Aktive                  264

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         65

Shkodër       55

Berat             35

Korçë            33

Lezhë           25

Elbasan        16

Vlorë             11

Gjirokastër   10

Durrës          4

Kukës           4

Fier                4

Dibër          2