Kreu i PE, Sassoli kërkon anëtarësimin e vendeve të Ballkanit: Zgjerimi sjell përfitime të mëdha

david sassoli 1100x620

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli gjatë një interviste për një media gjermane përsëriti qëndrimin se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen sa më shpejt pjesë e BE për të mirën e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe të gjithë unionin.

Gjithashtu, kreu i PE i kërkoi BE të mbajë fjalën për sa i përket çështjes së zgjerimit dhe iu bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimore të vijojnë me implementimin e reformave të kërkuara.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve,”, tha Sassoli.