Lady Gaga shtyn sërish turin botëror për shkak të pandemisë

lady gaga 1100x620

“LittleMonsters” e Lady Gaga do të duhet të durojë edhe pak. Këngëtarja e ka shtyrë turin e saj botëror “Chromatica Ball” për të dytën herë.

Në një mesazh drejtuar fansave të saj, Lady Gaga argumenton se ende një pjesë e botës janë nën masa kufizuese për shkak të pandemisë e për këtë, turi i saj botëror është shtyrë për në verën e vitit 2022.

Kujtojmë se së fundmi Kina ka censuruar këngëtaren Lady Gaga, e cila as nuk lejohet të shkelë në Kinë, qoftë edhe për turizëm e jo më për koncerte, pas një takimi të saj me Dalai Lamën në vitin 2016. Duke shprehur mbështetjen e saj për liderin shpirtëror tibetian, Gaga ka mërzitur zyrtarët kinezë.