Parashikimi i motit: 6 qershor 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Vijon mëngjesi dhe paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare në veri dhe zonat malore. Në pjesën e dytë të ditës do të ketë shtim të vranësirave në territor, më të dendura në veri ku priten edhe shira të përkohshëm, ndërsa zonat qendrore dhe jugore mbeten me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme; dy vlerat termike ditore luhaten nga 10 në 29-39 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim të ulet në brigje, por dallgë 2-3 ballë në det të hapur.