Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pas zjarrit në rafineri, flakët përfshijnë uzinën e çelikut në Iran

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 08:14 | Bota

Incidentet të shpeshta janë duke ndodhur në fabrika dhe uzina të mëdha përpunuese në Iran.

Pas zjarrit në rafinerinë e naftës dhe mbytjes së anijes cisternë, flakët kanë përfshirë një uzinë të përpunimit të çelikut në juglindje të vendit.

Zjarri në uzinën e Zarand ishte me përmasa të mëdha, por fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe autoritetet arritën ta vendosnin atë në kontroll.

"Një tejmbushje e papritur me material të shkrirë e furrës  shkaktoi një zjarr dhe tym dhe nuk kishte asnjë shpërthim", tha një zyrtar rajonal duke mohuar raportet e mëparshme se një shpërthim shkaktoi zjarrin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë