Përplasen dy automjete në Kamzë, plagoset një 35-vjeçare

aksident naten 1100x620
Foto ilustruese

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së dielës në Kamzë dhe për pasojë një 35-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40, ku mjeti me drejtues shtetasin me iniciale M. V., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. C.. Si  pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin me drejtues A. C, shtetasja Sh. M., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • LAJMI I FUNDIT | Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn
  • LAJMI I FUNDIT | Apeli: 10 vjet e 8 muaj burg për Donaldo Lushajn
  • LAJMI I FUNDIT | Apeli i Posaçëm konfirmon 8 vitet e 8 muaj për Armando Pezakun