Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Robo-manikyr, kurseni kohën dhe paratë larg salloneve të bukurisë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 16:57 | Teknologji
Robo-manikyr, kurseni kohën dhe paratë larg salloneve të

Nuk është absolutisht një kurë për manikyr, është robo-manikyr. Në vend të bisedave të zakonshme, mund të dëgjosh zhurmën e robotit.

Një kompani e quajtur “Clockwork” ka krijuar 2 robotë, në dyqanin në San Francisko. Fillimisht roboti bën një foto në 3D të secilit thua dhe më pas i pikturon, siç tregon klientja e parë: “Për 8 dollarë, jam e lumtur që kam një robot që e bën punën shumë më mirë se unë”.

“Kështu nuk do më duhet të bëj biseda të çuditshme? E dashuroj”, tha një tjetër kliente.

Të tjerë u shqetësuan. “Unë pak e trishtë. Unë e dua zonjën time të thonjve. Ajo punon shumë për biznesin e saj”.

Themeluesit e “Clockwork” thonë se ajo çka bën roboti, është krejt ndryshe nga ajo që ndodh në sallone. “Shërbim i shpejtë i bukurisë e quajmë ne. Ne ofrojmë eksperiencën e bukurisë së shpejtë përkundrejt një shërbimi relaksues në një salon bukurie”, tha Renuka Apte themeluese e “Clockwork”.

Ato shpresojnë që këtë shërbim të mund ta inaugurojnë së shpejti në aeroporte, qendra tregtare dhe palestra. Një tjetër kompani po punon që një shërbim të ngjashëm ta ofrojnë edhe për në shtëpi, me robotin që do të kushtojnë 400 dollarë. Një kliente komenton në rrjetet sociale se ka frikë mos roboti do t’i kafshojë gishtat. Por, krijuesit e robotit thonë se kjo ndodh vetëm në filma.

Harrojini prerjet, bisedat e gjata, gërryerjet. Harrojeni xhelin apo akrelikun, pikturat apo gurët mbi thonj. Nga thonjtë 100 dollarë, për thonj në pak minuta e për vetëm 8 dollarë, cilën do të zgjidhnit?

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu