Ditën e sotme ka dalë para Gjykatës, 52-vjeçari Luftar Panahori, shoferi i cili tentoi të kalonte urën e Darëzezës me mjet të tonazhit të rëndë.
Shoferi drejtonte një automjet me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistiken e përcaktuar.
Shembja e urës së Darzezës, e cila ishte ndërtuar nga ushtria pak vite më parë pas përmbytjeve ka lënë të izoluar qindra banorë të zonës.