Skuadra legjendare, Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë, humbet me penallti ndaj Tërbunit

flamurtari 1100x620

Flamurtari, skuadra legjendare e Shqipërisë në pikën më të ulët historike, pasi ka rënë në Kategorinë e Dytë teksa u mund me penallti nga Tërbuni, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar.

Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” u mbyll pa asnjë gol në 120 minuta lojë, ndërsa te penalltitë Tërbuni u tregua më i saktë.

Andi Ribaj, një lojtar me tepër përvojë në futbollin shqiptar ekzekutoi penalltinë e fundit në mënyrë skandaloze, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

Në këtë mënyrë, Flamurtari do t’i bashkohet edhe Elbasanit në Kategorinë e Dytë.