Sport, kulinari, artizanat, Pogradeci ”çel” sezonin veror 2021

“Gëzo mikpritjen, sodit Natyrën, shijo Traditën.” Me këtë slogan Pogradeci çeli sezonin turistik 2021. Aktivitete sportive, panaire të kulinarisë dhe artizanatit ishin ato se çfarë u ekspozuan në këtë hapje të sezonit dhe që mbeten të veçantat e qytetit liqenor.

Përkryetarin e Bashkisë Pogradec këtë vit falë investimeve dhe ndryshimeve që Pogradeci ka pësuar deri tek pastrimi i liqenit, shpresohet se do te jete një sezon i mbarë.

Pogradeci këtë vit është duke zgjeruar hartën e turizmit edhe me natyrën. Ndërsa e veçanta mbetet programi “100 ditë aktivitete” përgjatë 3 muajve te sezonit veror.