Tentuan të kultivonin kanabis në Elbasan, arrestohen 3 persona

Shtepi bari londer kanabis angli 1100x620

Policia e Elbasanit finalizoi me sukses një operacion gjatë të cilit u parandalua një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike.

Në fund të operacionit u vunë në pranga 3 persona, të cilët u kapën me fara kanabisi dhe kubikë me bimë narkotike, të cilat do t’i kultivonin në një zonë të pyllëzuar në Krrabë.

Kështu, në pranga ranë shtetasi M. B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, si dhe u shpallën në kërkim L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.