Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tom Cruise ndërpret xhirimet e “Mission Impossible 7”

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 15:42 | Showbiz
Tom Cruise ndërpret xhirimet e “Mission Impossible 7”

Tom Cruise dhe stafi i tij ndërpresin përsëri xhirimet për filmin “Mision I pamundur 7”, pasi një anëtar istafit rezultoi me Covid-19. Zëdhënësi i “Paramount Pictures” konfirmoi se i gjithë stafi i prodhimit i është nënshtruar testit për covid, siç protokolli mjekësor e kërkon, duke pezulluar për të disatën herë punën.

Aktualisht xhirimet e filmit të famshëm po vijojnë në Mbretërinë e Bashkuar por janë shtyrë zyrtarisht deri në datë 14 qershor.

Aktori dhe producenti Tom Cruise pushtoi mediat vitin e shkuar, kur përkundër rregullave anti-covid, vijoi normalisht xhirimet për episodin e 7 të misionit të pamundur, që pritet të shfaqet premierë majin e vitit të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë