Varianti “Delta”, autoritetet në Londër në panik, në dyshim rihapja më 21 qershor

Për thuajse 2 muaj, Britania u pa si shembull në mbarë botën, për nga ecuria e procesit të vaksinimit por tashmë britanikët ndihen të kërcënuar nga varianti “Delta i koronavirusit”, që sipas ministrit të shëndetësisë, Mat Hancock është 40% më i transmetueshëm se variantet e tjera në qarkullim.

Varianti që fillimisht u zbulua në Indi kërkon një mbrojtje më të mirë dhe është më sfidues, sipas autoriteteve britanike, atje ku janë shënuar mijëra raste të reja, duke bërë që rihapja e madhe e 21qershorit të vihet në pikëpyetje.

I pyetur nëse po mendohet një rikthim i detyrueshëm I maskave apo puna nga shtëpia, Hanckock tha se varianti “Delta” ka vënë në dyshim cdo plan për këtë verë. 

“Do të jemi të hapur ta mendojmë edhe njëherë rihapjen, nëse do të duhet. Kemi thënë se do të rihapemi me 21 qershor por ndoshta do ta rishohim këtë datë. Nëse do të duhet, do ta bëjmë”, u shpreh ai.

Po njësoj argumentojnë ekspertët e shëndetësisë, që kërkojnë përshpejtim të fushatës së vaksinimit.

“Mendoj se problemi do të jetë gjithmonë: është ky variant më I transmetueshëm? Është më I rrezikshëm? Fatkeqësisht, ky është varianti më I transmetueshëm. 50 apo 100% më I transmetueshëm. Dhe po përhapet shumë shpejt. Është shumë shqetësues. Ndoshta masat do duhet të rrijnë në fuqi”, deklaroi Laërence Young, Professor I onkologjisë molekulare, Londër.

Nga kjo e hënë, vaksinimi në Britaninë e Madhe do të shtrihet edhe për moshat plus 30 vjec. E nëse javët e fundit, shifrat i jepnin të drejtë qeverisë për të hequr 100% masat kufizuese, me shtrimet në spitale në rënie, po njësoj me rastet e reja ditore, varianti indian, tashmë i emërtuar varianti “Delta”, po trazon përsëri ujërat ,duke e bërë verën për britanikët dhe turistët e huaj, krejt të pasigurtë.