Zjarr në Karaburun, dyshohet i qëllimshëm

zjarr ne karaburun 1100x620

Një vatër zjarr është shfaqur pasditen e së dielës në gadishullin e Karaburunit në Vlorë.

Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, pasi mund të jetë vendosur nga barinjtë e zonës aty pranë. Zjarri nuk rrezikon banesa, ndërsa aktualisht po digjen kullota e shkurre.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë nga toka për shkak të terrenit.