Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksioni i IKMT: Në Ksamil do të shemben 35 objekte pa leje, në Velipojë 10

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 12:30 | Aktualitet
Aksioni i IKMT: Në Ksamil do të shemben 35 objekte pa leje, në

Aksionet e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare kanë nisur mëngjesin e kësaj të hëne në plazhin e Velipojës dhe qytezën e Ksamilit në jug të vendit. Janë 45 objekte të identifikuara nga IKMT në të dy këto zona, të cilat do të prishen. 15 prej tyre janë në zonën e Velipojës, ndërsa 30 ndërtime të tjera në Ksamil.

Aksionet e nisura njëkohësisht në Velipojë dhe Ksamil nuk kanë hasur në kundërshti të pronarëve të objekteve, shumica e të cilëve janë të ndërgjegjshëm se objektet i kanë pa leje.

Ndërsa ka pronarë hotelesh në Ksamil, të cilët pretendojnë se godinat e tyre janë të ndërtuara prej vitesh dhe disponojnë lejet përkatëse.

Sakaq ky operacion për prishjen e ndërtimeve pa leje pritet të shtrihet edhe në bregdetin që administrohet nga bashkia e Himarës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë