Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Arrestohet rumuni që mashtronte me blerje online, ndër viktimat edhe kompani shqiptare

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 12:07 | Kronikë
Arrestohet rumuni që mashtronte me blerje online, ndër viktimat edhe

Mashtronte kompani të ndryshme, edhe shqiptare, duke iu premtuar blerjen online të disa pajisjeve që në të vërtetë nuk zotëronte.

Për këtë arsye, pas një hetimi të gjatë pothuajse 4-vjeçar, një shtetas rumun, A.T., është vënë në pranga në Gjermani, me akuzën e mashtrimit kompjuterik.

Rumuni, që kishte krijuar një kompani fiktive me emërtimin “EHExport-Import“, kishte mashtruar me këtë skemë të paktën 26 kompani të ndryshme, por numri mund të jetë shumë më i madh për shkak të rasteve të padokumentuara nga viti 2013, kur ka filluar aktivitetin.

Ndër to, figuron edhe një kompani shqiptare e cila kishte denoncuar mashtrimin në vitin 2017, duke aktivizuar hetimin nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

 I arrestuari kishte përfituar nga rastet e dokumentuara më shumë se 426 mijë euro, ndërkohë që për të “mbijetuar” në biznes, 41-vjeçari dyshohet se ka përdorur të paktën 11 identitete të ndryshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë