Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Bunarfest", gara tradicionale në Prizren që synon ndërgjegjësimin për mbajtjen pastër të lumit

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 14:07 | Kosova

Në Lumbardh të qytetit të Prizrenit është mbajtur edicioni i radhës i garës tradicionale të lëshimit me goma traktori "Bunarfest", në organizim të OJQ "X 40".

Pjesë e edicionit të 17-të ishin mbi 20 pasionantë të lëshimit me goma në lumë nga Prizreni, Mitrovica, Prishtina, por edhe nga Austria, të cilët u lëshuan nga Parku i Marashit, ndërsa finishi ishte tek "Ura e Soziut".

Pjesëmarrësit e vlerësuan tejet interesante garën ku fituesi ishte në plan të dytë, ndërsa organizatorët thanë se këtë vit përkundër ndryshimit të shtegut për lëshim, mbarëvajtja e garës ka qenë në nivelin më të duhur.

Edhe edicioni i radhës së "Bunarfest" ka zgjuar kërshërinë e shumë qytetarëve dhe vizitorëve që ndodheshin në qendër të Prizrenit .

Misioni kryesor i “Bunar Fest” është vetëdijesimi i qytetarëve për ta mbajtur lumin të pastër dhe për të pasur kujdes për të. Kjo garë është quajtur gara më e çmendur e Kosovës për shkak të asaj se sa sfiduese është gjurma: nivele të ulëta të ujit, shkëmbinj të jashtëm dhe ujë të ngrirë.

”Bunar Fest” është një festival tradicional që zhvillohet çdo vit në lumin Lumbardhi të Prizrenit. Kjo ngjarje njihet si një sport ekstrem. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë