Dalja e tezës së Gjuhës dhe Letërsisë, Rezana Vrapi: Mbajmë përgjegjësi deri në orën 10:00

30 minuta para nisjes së provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, teza e provimit ka dalë. Denoncimin e bëri Ndriçim Mehmeti, përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Arsimin, që postoi fotot në Facebook.

E kontaktuar nga A2, drejtoresha e Qendrës Arsimore të Provimit, zonja Rezana Vrapi, deklaroi se qendra mban përgjegjësi deri në orën 10:00.

Sipas saj, teza e provimit është shpërndarë me postë dhe në mënyrë të sigurt, në të gjithë vendin njëkohësisht. Pas orës, 10:00, Vrapi tha se përgjegjësia është e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, që monitoron administratorët që merren me mbarëvajtjen e provimit.