Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Denoncimi i PD: Del testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë para provimit

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 11:06 | Politikë

Ndriçim Mehmeti, përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Arsimin, denoncoi në Facebook daljen e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë rreth 30 minuta para provimit të Maturës.

“Nuk heqim dorë nga tradita e mirë e daljes, shpërndarjes dhe zgjidhjes së testit në kohën e duhur. Që në orën 10:00, testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka marrë rrugët nga shkollat, në tryezat e kafeneve për zgjidhje dhe dorëzim përgjigjesh në kohën e duhur. E kam të qartë që fajin e ka opozita, se ka brenda ata të FRPD dhe mësues të djathtë që duan t’i nxijnë faqen arsimit “Rilindas”. Ky është një miradminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kërkoni fajin askund veç paaftësisë suaj. Suksese në jetë, zysh Kushi”, shkruan Ndriçim Mehmeti në rrjetin social.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani