Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gjimshiti para Çekisë: Grinta na jep siguri në fushë, është në venat e shqiptarëve

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 18:20 | Futboll
Gjimshiti para Çekisë: Grinta na jep siguri në fushë,

Berat Gjimshiti, i cili është një nga futbollistët më të spëkatur në Kombëtaren shqiptare, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore të së martës ndaj Çekisë.

Mbrojtësi u shpreh se Çekia është një ekip i ngjashëm fizikisht me Uellsin, me të cilin skuadra shqiptare barazoi pa gola, 3 ditë më parë.

“Kemi disa gjëra për të përmirësuar. Çekia është një skuadër pothuajse në të njëjtin nivel si Uellsi, ndërsa në sulm janë më të mirë. Megjithatë, ne do të japim maksimumin tonë për të fituar ndeshjen. Çekia ka cilësi në sulm dhe ne duhet të japim maksimumin”, tha Gjimshiti.

Më tej, mbrojtësi u shpreh se grinta është cilësia që e karakterizon kombëtaren shqiptare dhe kjo do të tregohet dhe në ndeshjen e së martës. “Grinta na jep ne siguri në fushë. Grinta është në venat tona si shqiptarë dhe japim maksimumin tonë në fushën e lojës”, tha Gjimshiti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë