“Guxoi t’i bënte gol Juves, por qenka një flori djalë”, Rama surprizohet në Hungari nga Uzuni

uzuniii 1100x620

Gjatë vizitës së tij në Hungari, Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me futbollistin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili është pjesë e skuadrës hungareze Ferencvaros.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një foto me sulmuesin e kombëtares, i cili kishte përgatitur edhe një dhuratë për kryeministri, një bluzë të Ferencvaros me emrin Edi Rama.

Rama njihet si një tifozë i Juventusit në Itali, skuadër të cilës shqiptari i shënoi pak kohë më parë në Champions League.

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkroi Rama bashkëngjitur fotos.