Hasi vijon karrierën në Lindjen e Mesme, 2 vjet me “gjigantët” saudit

Besnik Hasi 1100x620

Vijon në ngjitje karriera e ish-kuqeziut Besnik Hasi në Arabinë Saudite. Trajneri gjakovar pas eksperiencës së rëndësishme në Europë, ku ndër të tjerat ka drejtuar ekipe të njohura si Anderlecht, Olympiakos dhe Legia e Varshavës, nga viti 2018 ndodhet në vendin e Lindjes së Mesme me ekipin e Al Raed.

Ekipi i drejtuar nga ish-mesfushori i njohur i Kombëtares, sezonin e fundit përfundoi në vendin e 10-të, dy vende më pak se “gjigantët” e Al Ahlit, të cilët patën një vit disi zhgënjyes për ambiciet dhe historinë e tyre.

Por pikërisht tri herë fituesit e Champions Leagues arabe dhe finalistët e asaj aziatike janë bindur nga aftësitë e Hasit duke nënshkruar të dielën një kontratë 2-vjeçare më të, me objektiv ngjitjen në klasifikim dhe konkurrimin për titullin që kanë fituar 4 herë.