“Iluzion i diçkaje të pamundur”… Fanella e re e Ukrainës tërbon rusët

Fanella e re e skuadrës kombëtare të Ukrainës, me të cilën do të luajë në Euro 2020, ka sjellë reagim të ashpër nga Rusia.

Në fanellë është përfshirë harta e shtetit ukrainas, përfshirë edhe Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, dhe i konsideruar si pjesë e federatës tashmë. Një deputet rus e quajti këtë veprim të Ukrainës si “provokim politik”. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se përfshirja e Krimesë krijonte “iluzionin e diçkaje të pamundur”.

Por dizajni i ri i fanellës është miratuar nga UEFA, siç raporton BBC, pasi i plotëson të gjitha rregullat në fuqi. Në pjesën e përparme të fanellës duket harta e Ukrainës, me vijë të bardhë, ku shfaqet edhe Gadishulli i Krimesë dhe territoret e Donjetskut dhe Luhanskut, të cilat kontrollohen nga separatistë të mbështetur nga Rusia.

Në pjesën e pasme të fanellës është stampuar slogani “Lavdi Ukrainës!”, një fjali e brohoritur nga protestuesit që detyruan largimin nga detyra të presidentit Viktor Yanukovych në vitin 2014, i cili kishte marrëdhënie të mira me Moskën.

Posted by Andrii Pavelko on Sunday, June 6, 2021