Kim dhe Çelaj në Pogradec për viktimat e drejtësisë: Të marrin atë që i përket, shkelësit të dënohen

7 QERSHOR YRI KIM CELA frame 22100 1100x620

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ishin sot në Pogradec ku zhvilluan një takim me koordinatorët e viktimave të sistemit të drejtësisë për Korçën, Elbasanin dhe Pogradecin.  

Sipas kryeprokurorit, “takimi është në mbështetje të koordinatorëve, duke pasur në fokus situatën e krimeve në shoqërinë shqiptare, në veçanti ndaj femrave, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin që operatorët e sistemit të drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë, duhet të kenë në mbrojtjen e këtyre viktimave, të cilët duhet të jetë në qendër të fokusit”.

Nga ana e saj, ambasadorja Kim nënvizoi se “koordinatorët luajnë rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi, kështu që donim të shihnin se si po shkojnë dhe si ne mund të ndihmojmë. Me Prokurorin folëm edhe për vazhdimin e ndjekjes së krimeve zgjedhore. Viktimat duhet të marrin ato që i përket, por edhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rolin shumë të rëndësishëm të prokurorëve.

Kim nuk iu përgjigj pyetjeve për çështje të tjera, si iniciativa e mazhorancës në Kuvend për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.