KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Këshilli i lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani, deri në përfundimin e procedimit disiplinor.

Procedimi nisi me kërkesë të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, pas publikimit të disa videove të Kapedanit në rrjetin social TikTok, ku ajo sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, si dhe promovonte veshjet luksoze.

Gjatë seancës në KLGJ, Kapedani dha dorëheqjen si nënkryetare e Gjykatës së Elbasanit, dhe i bëri thirrje këtij institucioni të mos ndikohej nga bota e krimit për marrjen e këtij vendimi.