Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një person i prekur nga Covid-19, 38 të shëruar

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 16:28 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një person i

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një person i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, ndërsa 38 të tjerë janë shëruar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2103 testime nga të cilat 5 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (7 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë      38

Të shtruar në spitale      24

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2103

Testime totale             740,575

Raste pozitive             132,384

Raste të shëruara        129,702

Raste Aktive                  230

Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         60

Shkodër       54

Berat             33

Korçë            25

Lezhë           20

Elbasan        14

Vlorë              7

Gjirokastër   6

Durrës          4

Kukës           3

Fier                2

Dibër          2

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani